Libi, një fëmijë humb jetën nga sulmi i milicisë së Haftarit

Mos i humb

Gjatë një sulmi sot herët në mëngjes të militantëve besnikë të komandantit renegat Khalifa Haftar mbi vendbanimet civile në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, një fëmijë ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur.

“Milicitë synuan shtëpitë në Tripoli me raketat Grad”, tha Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) e njohur nga OKB-ja.

Një fëmijë 5-vjeç humbi jetën ndërsa vëllezërit e motrat e tij nga 2, 7 dhe 9-vjeç u plagosën, thuhet në njoftim.

Si pjesë e masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19), një armëpushim hyri në fuqi më 21 mars. Pavarësisht kësaj, milicitë e Haftarit kanë vazhduar sulmet e tyre mbi Tripolin.

Libia ka shënuar një vdekje nga koronavirusi, 35 raste dhe 9 të shëruar. Rastin e parë me koronavirus e regjistroi më 24 mars.

Që nga rrëzimi i sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011, dy seli të pushtetit janë shfaqur në Libi: Haftari në lindje të Libisë, i mbështetur nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe GNA në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit