Libia kritika ndaj takimit të ministrit të Jashtëm grek me Haftarin

Mos i humb

Qeveria e Pajtimit Kombëtar të Libisë e njohur nga OKB (QPK) të dielën ashpër kritikoi vizitën e befasishme të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, në Benghazi.

Vizita shkel vendimet e institucioneve ndërkombëtare që e konsiderojnë QPK-në qeverinë e vetme legjitime të vendit, tha ministri i Jashtëm i Libisë, Mohamed Taher Siala, në një deklaratë të lëshuar në llogarinë e mediave sociale të ministrisë.

Gjatë vizitës së tij të dielën, Dendias u takua me komandantin me qendër në Libinë Lindore, Khalifa Haftar, si dhe të ashtuquajturit zyrtarë të administratës Abdullah es-Sinni dhe Abdulhadi al-Havic.
Sipas raporteve të mediave rajonale, Dendias gjatë vizitës kritikoi marrëveshjen midis Turqisë dhe QPK-së.

Më 27 nëntor, Ankaraja dhe Tripoli nënshkruan dy memorandume të veçanta të mirëkuptimit (MM): Një mbi bashkëpunimin ushtarak dhe tjetri për kufijtë detarë të vendeve në Mesdheun Lindor.

Marrëveshja detare pohon të drejtat e Turqisë në Mesdheun Lindor përballë shpimit të njëanshëm nga administrata greke qipriote, duke sqaruar se Republika Turke e Qipros Veriore (RTQV) gjithashtu ka të drejta për burimet në zonë. Ajo hyri në fuqi më 8 dhjetor.

Më 4 prill, Haftar, i cili komandon forcat me qendër në Libinë lindore, nisi një ofensivë për të marrë kryeqytetin Tripoli nga forcat e QPK-së.

Sipas të dhënave të OK-së, mbi një mijë persona janë vrarë që nga fillimi i operacionit dhe më shumë se 5,000 të tjerë janë plagosur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit