Siri, në sulmet ruse në Idlib humbin jetën 9 civilë

Mos i humb

Të paktën 9 civilë e kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të ndërmarra nga Rusia në rajonin e de-eskalimit në Idlib të Sirisë.

Sipas Observatorit të opozitarëve për vëzhgimin e avionëve, mësohet se avionët luftarakë rusë mbrëmë kanë kryer sulme në komunën Maarratunnuman, rajonin Xherchenaz si dhe në fshatrat Tel Mennis, Masaran, Dery Garbi, Gadafa, Han es Subul dhe Babbila.

Ekipet e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) në Idlib informuan se në sulmet e Rusisë kanë humbur jetën 9 civilë, nga të cilët 4 në komunën Maarratunnuman dhe 5 në fshatin Masaran.

Ndërkohë bëhet e ditur se avionët rusë bombardojnë edhe rrugët e largimit që përdorin civilët për të ikur nga venbanimet e bombarduara drejt rajoneve në afërsi të kufirit Siri-Turqi.

– Edhe regjimi vazhdon sulmet e tij

Në anën tjetër edhe regjimi i Bashar al-Asadit ka vazhduar sulmet ajrore ndaj disa komunave dhe vendbanimeve tjera.

Ekipet e Mbrojtjes Civile në njërën anë vazhdonë punimet e kërkim-shpëtimit nën rrënoja ndërsa në anën tjetër përpiqen të transferojnë në zona të sigurta civilët që largohen nga sulmet.

Që nga marrëveshja e nënshkruar më 17 shtator të vitit 2018 mes Turqisë dhe Rusisë, në sulmet e regjimit dhe Rusisë në rajonin e de-eskalimit në Idlib kanë humbur jetën mbi 1.300 civilë. Ndërkohë që ka shkuar në mbi 1 milion numri i personave që kanë migruar brenda vitit 2019 nga vendet ku sulmet janë intensive drejt vendeve që janë më të qeta dhe kryesisht në afërsi të kufirit të Turqisë.

Si pasojë e sulmeve ka shkuar në mbi 205 mijë numri i personave që janë zhvendosur në rajon që nga fillimi i muajit të kalur e deri më tani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit