Liburn Aliu te familja Ramadani: Duhet rigjykim për të vënë drejtësinë në vend

Mos i humb

Dy deputetët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi e Liburn Aliu kanë vizituar vëllëzërit Ramadani të cilët Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë të premtës me dekret ua fali dënimin. Aliu thotë se procesi për të cilin vëllëzërit Ramadani ishin dënuar ka qenë i montuar.

“Procesi në të cilin u dënuan ishte i montuar dhe ata u dënuan pa asnjë provë”, shkruan Aliu.

Ai thotë se lajmi për lirimin e tyre i gëzoi shumë por beteja për drejtësinë sipas tij “nuk përfundon këtu”.

“Vënia në vend e drejtësisë përmes një rigjykimi është domosdoshme”, thotë më tej ai.

“Kosova do të bëhet shtet i së drejtës atëherë kur të ndalojnë proceset e montuara dhe kur të gjithë të burgosurit e pafajshëm të lirohen. Kjo ditë nuk është larg”, ka shkruar Aliu.

Burim e Arsim Ramadani dhe Arben, Blerim e Jeton Kiçina ishin shpallur fajtorë nga Gjykata e Qarkut dhe ajo Supreme për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra në vitin 2001. Ata ishin dënuar me nga 30 vjet burg./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit