Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammed Bagher Ghalibaf, nëpërmjet kryetarit të Dumës Shtetërore të Rusisë, Vyacheslav Volodin, i përcolli letrën e udhëheqësit suprem iranian Ali Khamenei presidentit rus Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së bërë nga dhoma e ulët e parlamentit rus Duma, Ghalibaf në Moskë u takua me homologun Volodin.
Gjatë takimit, Galibaf ia dha letrën e Khameneit presidentit Volodin për t’ia dorëzuar atë presidentit Putin.
Ndërkaq, në lajmet e shtypit iranian u theksua se Ghalibaf, i cili e bëri vizitën e tij të parë në Moskë si “Kryetar i Asamblesë”, nuk do të takohet me presidentin Putin për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).


