Lideri separatist i Katalonjës Puigdemont, kërkon të kthehet në Spanjë

Mos i humb

Lideri separatist i Katalonjës, Carles Puigdemont, ka kërkuar nga qeveria e Spanjës që ta lejojë të kthehet në Spanjë, për seancën e hapjes së Parlamentit të Katalonjës, në mënyrë që ai ta vazhdojë presidencën e këtij rajoni.

“Dëshirojë të kthehem në Katalonjë sa më shpejtë që është e mundshme”, i tha Puigdemont agjensisë Reuters.

Puigdemont, i cili ishte president i rajonit të Katalonjës deri në muajin tetor të këtij viti, kur u largua nga vendi i tij, ballafaqohet me arrestim për rolin e tij në organizimin e një referendumi ilegal për pavarësi dhe për shpalljen e pavarësisë së Katalonjës.

Aktualisht ai është me deshiren e tij në ekzil në Belgjikë./SYRI.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit