Lieberman: Izraeli nuk po kërkon luftë me Rusinë

Mos i humb

 

 

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Avigdor Lieberman, përsëriti pohimet se Izraeli nuk po kërkon konfrontim me Rusinë në Siri.

“Ne nuk po kërkojmë ndonjë konfrontim me Rusinë”, citon radioja publike izrelite të ketë thënë ministri Lieberman.

“Përkundrazi, në vitet e fundit ka patur dialog të hapur dhe transparent me Rusinë, së bashku kur mendimet tona kanë qenë të pajtueshme dhe të papajtueshme”, shtoi ai.

Lieberman vazhdon të paralajmërojë se “Izraeli do të synojë bateritë e mbrojtjes ajrore ruse S-300 nëse forcat e regjimit sirian i përdorin ato kundër avionëve izraelitë”.

Sipas radios izraelite, Lieberman bëri vërejtjet sot në një intervistë për të përditshmen ruse Kommersant.

“Izraeli nuk ka ndërmend të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Sirisë. Presidenti Bashar al-Asad do të bënte mirë që të mos punonte kundër nesh”, ka theksuar ministri izraelit i Mbrojtjes.

Ai ka shtuar se Izraeli merr parasysh interesat ruse dhe shpreson se edhe Moska do të marrë pararsysh interesat izraelite të sigurisë në Lindjen e Mesme.

Lieberman më tej ka thënë se ishte një “linjë delikate midis IDF-së (Forcave të mbrojtjes izraelite) dhe forcave të ushtrisë ruse në Siri”.

Ai poashtu përsëriti kundërshtimin e qeverisë izraelite ndaj një pranie ushtarake iraniane në Siri, duke thënë se “aktivitetet iraniane në Siri do të pengohen”.

“Ajo që ne nuk do të tolerojmë janë përpjekjet e Iranit për ta kthyer Sirinë në një bazë veprimi të avancuar kundër Izraelit. Çdo përpjekje e tillë do të prishet”, tha ministri Lieberman.

Në muajt e fundit, Izraeli është akuzuar vazhdimisht për kryerjen e sulmeve në Siri, përfshirë një në prill, në bazën ushtarake T4 të Sirisë, që thuhet se ka lënë të vdekur disa persona ushtarakë iranianë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në muajt e fundit u takua disa herë me presidentin rus Vladimir Putin, me synimin për të parandaluar përplasjet e mundshme mes ushtarëve izraelitë dhe rusë në Siri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit