Ligji grek i luftës, Bushati: Dy përfitime kryesore nga heqja e tij

Mos i humb

Në Komisionin e Jashtëm parlamentar, ministri Ditmir Bushati raportoi në lidhje me bisedimet dypalëshe me Greqinë.

Bushati tha se në tryezë janë çështje me origjinë që nga Lufta e Dytë Botërore. Kryediplomati shqiptar la të kuptohej se Greqia është pranë heqjes së ligjit të luftës me Shqipërinë.

Heqja e këtij ligji, sipas Bushatit, ka dy efekte pozitive.

“Ka komponentin politik, sepse do të çlirojë një energji pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe atë ligjor sa i përket dekreteve të kohës, legjislacionit civil në Greqi, që vendosën nën sekuestro pronat e shqiptarëve dhe të shtetasve shqiptarë me origjinë greke”, deklaroi ai./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit