Ligji për amnisti kalon në lexim të parë në Kuvendin e Maqedonisë

Mos i humb

Propozim-ligji për amnisti dhe ndryshimet e propozuara për Ligjin për zyrtarë administratorë, të dytë në lexim të parë, sot pasdite morën mbështetje nga deputetët në Kuvend.

Zv.ministri për Drejtësi, Oliver Ristovski, tha se me propozim-ligjin për amnisti duhet të lirohen nga burgu afër 670 persona të dënuar me 6 muaj burg, ndërsa 3097 të tjerëve dënimi do t’ju ulet për 30 për qind, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se Ministria e Drejtësisë gjatë përgatitjes së ligjit ka marrur parasysh kushtet e institucioneve dënuese, të cilat duhet të sigurojnë dhe mundësojnë resocializim.

Në seancën e sotme në lexim të parë u miratuan edhe ligjet për inspektim administrativ, për komunikimet elektronike dhe ligje tjera./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit