Limaj flet pas dështimit të Kuvendit

Mos i humb

Zv/kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka folur pas dështimit të Kuvendit për të mbajtur seancën e sotme ku ishte paraparë shqyrtimi i demarkacionit me Malin e Zi.

I kontaktuar nga Indeksonline, Limaj është shprehur optimist se deputetët do ta mbështesin ratifikimin e demarkacionit.

“Mospajtimet që u shfaqen sot unë i shoh te tejkaluese dhe pres nga gjitha subjektet politike parlamentare ashtu siç jemi zotuar ta votojme demarkacionin dhe të hapim perspektiven evropiane vendit tonë”, ka thënë Limaj.

Ndryshe sot deputetët e mazhorancës ishin të vendosur për ta ratifikuar demarkacionin, por Lista Serbe në momentet e fundit u deklarua kundër ndërsa LDK-ja nuk e donte përfshirjen e raportit të Shpejtim Bulliqit në marrëveshjen e re./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit