Limaj: Gjithçka po bëhet më e lirë dhe më e bukur

Mos i humb

Në cilësinë e koordinatorit kombëtar të dy qeverive, Fatmir Limaj ka falënderuar të gjithë aktorët e përfshirë në në procesin heqjen graduale të tarifave “roming” në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës u ka sugjeruar qytetarëve të Kosovës që t’i vizitojnë plazhet dhe rekreacionet që ofron Shqipëria këtë verë, gjithçka po bëhet më e lirë dhe më e bukur, ka shkruar ndër të tjera ai, në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i Limajt:

I lumtur dhe krenar me jetësimin e marrëveshjes për heqjen graduale të tarifave roming në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Si koordinator kombëtar i dy qeverive për mbikëqyrjen dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes Kosovë dhe Shqipërisë, falënderoj të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces që bënë të mundur realizimin e kësaj marrëveshjeje.

Qytetarëve të Kosovës u sugjeroj që t’i vizitojnë plazhet dhe rekreacionet që ofron Shqipëria këtë verë, ngase tani gjithçka po bëhet më e lirë dhe më e bukur.

#Bashkëpërzhvillim

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit