Limaj: Më lehtë merret një vizë për në Kinë sesa për Sarajevë

Mos i humb

Zv/kryeministri i Kosovës Fatmir Limaj, ka deklaruar se vendimi për taksë ndaj mallrave të Serbisë dhe atyre nga Bosnja e Hercegovina erdhi pasi që këto shtete nuk po sillen siç duhet më Kosovën, madje duke kujtuar se Serbia me 600 milionet që fiton në tregun kosovarë ato po i përdorë për lobim kundër Kosovës.

Limaj tha se Kosova më nuk mund t’i mbyll sytë ndaj padrejtësive duke mos u trajtuar si e barabartë më marrëveshjen e CEFTA-së

“Serbia e ka shkelë në vazhdimësi marrëveshjen e CEFTA-së, Kosova është e interesuar për bashkëpunim me vendet fqinje keët rast edhe Serbinë. Kosova asnjëherë nuk është trajtuar si duhet nga Serbia dhe Bosnja.
Në qoftë se Serbia nuk e ruan tregun e vet që fiton rreth 600 milion, dhe këto pare t’i përdorë kundër këtij shteti. Janë sjelljet e Serbisë që kanë bërë që Kosova të marr masa sanksioni”, tha Limaj duke shtuar se vendimi më shumë ka të bëjë më çështje nacionale e jo vetëm tregtare.

Ai madje foli edhe për Bosnjën ku tregoj se tranportuesit nga Kosova kanë probleme të shumta sidomos për tu pajisur me viza nga Sarajeva zyrtare.

“Më lehtë sigurohet një vize për Kinë sesa në Sarajevë” shtoj zvkryeministri Limaj ku kërkoj trajtim të përbashkët dhe reciprocitet nga vendet e rajonit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit