Nga ajri i ndotur në Kosovë humbin jetën 3.700 persona në vit

Mos i humb

Agjencia Europiane e Mjedisit ka njoftuar se Kosova kishte 3,700 vdekje në vit nga ajri i ndotur, duke u renditur e para në Europë. Me fjalë të tjera, ajri i ndotur ka shkaktuar humbjen e jetës së 0.2% të popullsisë.

Agjencia Evropiane e Mjedisit në raportin “Cilësia e ajrit në Europë – 2018” ka publikuar të dhënat për vdekjet në vlerë absolute.

Raporti paraqet të dhënat më të fundit zyrtare të cilësisë së ajrit të raportuara nga më shumë se 2 500 stacione monitorimi dhe i referohet vitit 2015.

Në Serbi, ky tregues është 0.18% nga numri i popullsisë, rreth 13 mijë vdekje, dhe në Maqedoni 0.14% të popullsisë ose 3,000 vdekje, duke u renditur përkatësisht në vend të dytë dhe të tretë në Europë.

Pavarësisht shifrave, sipas këtyre matjeve, Maqedonia rezulton të ketë përqendrim më të lartë të grimcave të ndotjes së ajrit se sa të gjithë vendet tjera të rajonit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit