Limaj: Në Bruksel shkojmë për njohje, Kosova e pandashme!

Mos i humb

Bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator të Kosovës, Fatmir Limaj ka përsëritur se në Bruksel shkojnë vetëm për njohje nga Serbia.

Limaj në debatin publik me temën “Platforma e Kosovës për dialog – realiteti apo fundi i dialogut?” theksoi se përderisa Kosova ka një qëndrim të qartë se me cfarë kushte shkon në dialog, nga Serbia nuk ka një qëndrim zyrtar se më çfarë kushte e njohin Kosovën.

“Nuk e di pse gjithë ajo zhurmë në Beograd, ata e dinë që Kosova e ka një kushtetutë dhe është shtet i pavarur. Kosova ka një propozim zyrtar e ne nuk kem qëndrim zyrtar se me çka Serbia është e gatshme ta njohë Kosovën”.

“Ne shkojmë në Bruksel për njohje. Kosova është e pandashme dhe është i pacenueshëm territori i saj. Pa njohje nuk ka kuptim, nuk shkojmë atje të bisedojmë për kanalizim”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit