Limaj: Nuk është në interes të vendit zvarritja e platformës

Mos i humb

Bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetëror për Dialog me Serbinë, Fatmir Limaj, duke folur për rëndësinë që ka Platforma, ka thënë se kjo është një dokument shumë i rëndësishëm i cili është përgatitur  nga Delegacioni Shtetëror dhe ka një rëndësi të veçantë për Kosovën.

Ai ka thënë se nëse ka vullnet mund të vazhdohet debati për Platformën.

“Po bëjmë lojë fjalësh. Janë dy gjëra krejt të ndryshme. Prandaj diskutimi për platformën është një çështje krejt ndryshe nga projektligji dhe se mendoj se duhet të diskutohet për këtë e të mos e zvarrisim procesin, sepse nuk është në interes të vendit.”, ka thënë Limaj.

Sipas tij Platforma është me rëndësi për Kosovën dhe nuk ka arsye të neglizhohet.

Ndryshe, Limaj ka përmendur edhe pikat të cilat i përmban platforma me të cilat edhe duhet tl shkohet në tavolinë të bisedimeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit