Lindja e një ylli në formën e një ore rëre, pamja më e re nga kozmosi

Mos i humb

Imazhi i fundit i fotografuar nga teleskopi James Webb paraqet një kaos të mahnitshëm kozmik, të shkaktuar nga një yll i ri, shkruan “CNN”.

Protoylli është i fshehur në pikëtakimin e një reje të errët, në formën e një ore rëre, të përbërë nga gazi e pluhuri. Vija e errët rreth gjysmës së pikëtakimit është një disk protoplanetar, gaz dhe pluhur i dendur që në të ardhmen mund të formojë një planet në madhësinë e sistemit tonë diellor.The protostar L1527, shown in this image from the James Webb Space Telescope, is embedded within an hourglass-shape cloud of material that is feeding its growth.

Retë blu dhe portokalli vijëzojnë boshllëqet ndërsa materia largohet nga protoylli dhe përplaset me lëndën përreth. Zonat blu janë pjesët ku pluhuri është më i hollë. Sa më e trashë të jetë shtresa e tij, aq më pak dritë blu mund të shfaqet dhe formohen spërkatjet e portokallisë.

Drita nga protoylli shpërndahet poshtë dhe sipër diskut. Megjithatë, do duhet kohë derisa ylli të kalojë në fazën e tij të plotë. I krijuar rreth 100.000 vite më parë, ai konsiderohet shumë i ri krahasuar me Diellin, i cili është rreth 4.6 miliardë vjeçar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit