Lirimi i zyrave të FRD-së, Gjykata Administrative shtyn me 5 ditë vendimin

Mos i humb

Gjykata Administrative i jep 5 ditë kohë FRD për lirimin e zyrave. Sot më 23 mars përfundonte edhe afati i vendosur nga Bashkia e Tiranës ndërsa gjykata ka vendosur që pas 5 ditësh të jepet edhe vendimi nëse do të largohen zyrtarët e FRD-së nga godina e tyre apo jo.

Kreu i FRD-së Sali Shehu në një komunikim për gazetarët tha se ligji ua garanton të drejtën për të pasur një seli të partisë ndërsa shkresën që Bashkia u dorëzoi para pak ditëve ishte e paligjshme.

“Ne kërkojmë dhe i bëjme thirrje Erjon Veliajt të sillet si kryetar bashkie jo si drejtues partiak. Ne jemi në rrugën e ligjit, jemi në selinë tonë të cilën na e garanton ligji. Ne kemi shkresën e paligjshme të lëshuar më 2 mars. Gjykata shtyu sot vendimin, dhe do shqyrtojë vendimin tjetër brenda pesë ditëve. Ne do të vazhdojmë fushatën. Ligji na garanton të drejtën e selisë”-tha ai.

Rikujtojmë se më 12 mars ndodhi një përplasje mes policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike, e cila degjeneroi në grushta, shpulla dhe sharje. Në sherr u përfshi edhe presidenti Ilir Meta, i cili u thirr për ndihmë nga kryetari Sali Shehu. Sherri nisi pas një letre nga bashkia Tiranë, e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat. Shkak sipas bashkisë për kërkesën është fakti se godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës. Ky sulm ndaj FRD-së erdhi pasi firmosi koalicionin me opozitën për zgjedhjet e 25 prillit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit