Lista Serbe ka njoftuar sot se Vuk Jeremiç, për të cilin thonë se “është fatkeqësi e popullit serb në Kosovë” erdhi te “mentorët e tij në Prishtinë” për të planifikuar së bashku një sulm ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiç, Serbisë.
Sipas kësaj liste, shkruan Klan Kosova, “Vuk Jeremiç është krijuesi i shtyllës më të fortë të platformës së Prishtinës kundër dialogut, dhe kjo për shkak të kërkesës së mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila legalizoi pavarësinë e shpallur të njëanshme të Kosovës.