Lladrovci dhe Selimi kujtojnë me nostalgji kohën si ushtarë të UÇK-së

Mos i humb

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci sot ka pasur për vizitë mikun e tij ish-komandantin e UÇK-së Sylejman Selimi-Sulltani me të cilin kujtuan sfidat nëpër të cilat kanë kaluar së bashku por edhe sukseset e përbashkëta. Dy miqtë e vjetër vizituan edhe shtatoren e heroinave Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit  dhe u nisën se bashku drejtë Skenderajt për të takuar kryetarin e Skenderajt Bekim Jasharin.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Sot, kam qenë i nderuar me vizitën e mikut tim në Komunën e Drenasit, komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit-Sulltanit.

Së pari, Gjeneral Selimi më ngushëlloi për Babën Tush, duke evokuar kujtimet e tij për të si dhe më përgëzoi për detyrën e Kryetarit të komunës.

Bashkëpunimi ynë, ishte shumë domethënës e përmbajtjesor, në veçanti e kujtoj me emocion atë në UÇK dhe TMK. Po ashtu, isha i lumtur për emërimin e tij Ambasador në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë.

Në takim, i kujtuam sfidat por edhe sukseset tona. Si gjithmonë, në punën ditore, e kaluara na motivon të bëjmë sa më shumë për qytetarët tanë, duke respektuar ligjet dhe zotimet për punë transparente.

Pas takimit të përzemërt në Komunë, së bashku, në shesh, pranë shtatoreve të heroit dhe heroinës, Fehmiut dhe Xhevës, vendosem lule, më pastaj u nisem te Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, biri i heroit të Kombit, Hamzës, për vizitë miqësore.

Faleminderit për vizitën miku im, Komandant Sylejman Selimi!

Image may contain: one or more people, people standing, sky and outdoor

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit