Llalla kërkon pafajësinë! Ja kur pritet të jepet vendimi

Mos i humb

Gjykata e Posaçme ka mbyllur sot gjyqin për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Gjatë seancës së sotme nëpërmjet avokatit, Llalla kërkoi pafajësi, teksa e konsideroi akuzën ndaj tij si të stisur.

Gjatë mbrojtjes, Hazizaj tha se ata pranojnë vetëm një mosdeklarim, por e quan gabim njerëzor.

Bëhet fjalë për 7050 dollarët që Llalla nuk i ka deklaruar që korrespodojnë me kohën e Gjermanisë dhe sipas avokatit pranojnë mos deklarimin e tyre të shpenzuar në Gjermani, por e lidh me gjendjen emocionale të familjes dhe Llallës.

Duke qenë se në atë kohë ka qenë në kushte emergjence familja për arsye të sigurisë dhe është detyruar të lëvizë.

2 rastet e tjera të mosdeklarimit mohohen nga Llalla.

Avokati i tij tha se çështja është e paragjykuar e padrejtë dhe e stisur.

Të gjithë mbrojtjen e avokatit, Llalla e konfirmoi vetëm duke thënë: Jam dakord me avokatin.

Prej shkurtit 2018, Llalla është pjesë e listës së zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i ka ndaluar hyrjen në SHBA atij dhe familjarëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit