Lluka i mërzitur, ja çfarë shkruan për këshilltarin e tij!

Mos i humb

Ka ndërruar jetë gazetari dhe ekonomisti i njohur kosovar, Ibrahim Rexhepi, i cili që disa muaj ka ushtruar funksionin e këshilltarit të lartë politik në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ku ministër është Valdrin Lluka.

Ministri Lluka, përmes një postimi në rrjetin e tij social ‘facebook’ ka shprehur ngushëllimet më të thella të gjithë familjarëve dhe miqëve për humbjen e tij, ku njëherish shpreh falenderime për punën dhe kuntributin e dhënë gjatë 40 viteve punë të palodhura me shumë profesionalizëm dhe si një ikon për brezat e rinjë të Kosovës.

Ky është postimi i plotë:

Me dhembje të thellë pranova lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëpunëtorit dhe mikut tim Ibrahim Rexhepi. Ibra, për plot 40 vite, me pasion e profesionalizëm të paskajshëm shkruante për çështje ekonomike dhe interesin publik në përgjithësi. Ibra do të përkujtohet gjithnjë si një gazetar frymëzues për brezat e rinjë dhe për punën e kontributin e madh në fushën e gazetarisë dhe interesit publik në Kosovë.

Sot, i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Ishte nder dhe privilegj të bashkëpunoja me ty Ibro, të faleminderit për kontributin.

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit