Loiseau: I gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohet në BE

Mos i humb

Ministrja për çështje europiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Nathaiie Loiseau, e cila qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ka deklaruar se i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të bashkohet me Bashkimin Europian (BE), secili në ritmin dhe meritat e veta.

Loiseau, e cila u prit në takim nga zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut për çështje evropiane, Bujar Osmani, theksoi se Europës i nevojitet një Ballkan Perëndimor i qëndrueshëm dhe i pa lëkundshëm në zbatimin e reformave për të ardhmen e saj.

“Sa i përket perspketivës evropiane të Maqedonisë së Veriut, këtu dua të theksoj se nuk ka asnjë dyshim për ne, as nga pikëpamja historike, as nga ajo gjeografike apo e civilizimit, sepse i gjithë Ballkani Perëndimor duhet të anëtarësohet në Bashkimin Europian, secili në ritmin e vet, secili në meritat e veta”, deklaroi Loiseau.

Për zv/kryeministrin Osmani, vizita e Loiseau-t në Maqedoninë e Veriut është e një rëndësie historike, sepse sipas tij, Parisi është një nga qendrat më të rëndësishme ku krijohet e ardhmja e Europës.

“Rruga jonë lëviz nëpër disa trajektore, ndërsa disa më të rëndësishmit kalojnë nëpër Paris, i cili padyshim përfaqëson një nga qendrat më të rëndësishme ku krijohet e ardhmja e Europës”, theksoi Osmani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit