Loja “Arratisja nga Dhoma” vret 5 adoleshente

Mos i humb

Pesë vajza adoleshente kanë humbur jetën, pas një zjarri që shpërtheu teksa ato po luanin me lojën “Arratisja nga Dhoma”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Poloninë veriore, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe një 25-vjeçar.

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, por zyrtarët po kryejnë kontrolle sigurie në çdo dhomë arratisje në Poloni.

Të pesë vajzat që vdiqën ishin 15 vjeçe dhe po festonin ditëlindjen e një shoku.

Presidenti polak Andrzej Duda tha se zjarri ishte një “tragjedi e tmerrshme”.

“Zoti qoftë me prindërit dhe të dashurit e tyre”, tha ai.

“Arratisja nga Dhoma” është një lojë, ku pjesëmarrësit mbyllen në një dhomë dhe me anë të një çelësi duhet të gjejnë misterin për të dalë jashtë.

Kjo lojë është përhapur me shpejtësi në vitet e fundit. Në Mbretërinë e Bashkuar, numri i këtyre dhomave është rritur ndjeshëm, nga 7 që kanë qenë në 2013 në rreth 1 mijë në 2018.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit