Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve është mbledhur ditën e sotme për të shqyrtuar kërkesat ankimore në lidhje me procesin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit.
Sot KAS do të shqyrtojë kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për rinumërim të votave në qarkun e Beratit pas pretendimeve për parregullsi në zgjedhjet e 25 prillit.
Më tej, KAS do të shqyrtojë kërkesat ankimore për qarkun e Vlorës.
Kujtojmë se ditën e djeshme Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën e PD-së dhe LSI-së për përsëritje zgjedhjesh


