Deputeti i Rithemelimit Luan Baçi ka dhënë një deklaratë për mediet para Prokurorisë së Posaçme për të sqaruar arsyet se përse u paraqit 5 ditë më parë.
Ai tha se është thirrur për të dëshmuar në lidhje me një gjyq me kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi.
“Jam këtu për një gjyq me kryetaren e bashkisë së Roskovecit Bufi.
Bufi më akuzon se është në ankth nga statuset që kam bërë duke marrë në mbrojtje banorët e Roskovecit.
Atë që japin mediet të një kallëzimi të bërë vite më parë është çështje e mbyllur.
Pushimin e çështjes madje e kam marrë nga mediat”,