Luan Rama: Nuk është sistemi, por vullneti i kryetarit që i sjell kriminelët në parlament

Mos i humb

Ish-deputeti i LSI-së, Luan Rama, thotë se nuk është sistemi që mban larg kuvendit personat me precedent penalë.

I ftuar në “Tempora” në RTV Ora, ai thotë se gjithçka varet te vullneti i kryetarit të partisë, pasi i njëjti sistem aktualisht ofron dy modele të ndryshme te mazhoranca dhe opozita.

Luan Rama: Ka shumë populizëm dhe pak argumenta. Sistemi aktual është problematik. Në sistemin aktual kemi dy modele. Nga kryetari i PS kanë ardhur në parlament njerëz me begraund kriminal, nga kryetari i PD dhe LSI nuk ka të tillë. Ashtu sikundër pa këtë sistem, me atë mazhoritar kemi kryebashkiakë me begraund kriminal. Nuk është sistemi që i sjell kriminelët në parlament është vullneti i kryetarit të partisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit