Të plagosurit në sulmin me autobombë në Somali u sollën për kurim në Turqi

Mos i humb

Në Turqi u sollën për kurim 9 nga 20 të plagosurit në sulmin me bombë të ndërmarrë më 18 janar ndaj një kantieri ndërtimi të kompanisë kontraktore turke në Somali.

Avioni i transportit ushtarak tip A400M i Forcave të Armatosura Turke, i ngritur në orën 00.30 nga Aeroporti Ushtarak në Etimesgut të kryeqytetit Ankara, mbërriti mëngjesin e sotëm (e martë) në Aeroportin Ndërkombëtar “Aden Adde” në Mogadisho, kryeqytetin e Somalisë.

Ambasadori i Turqisë në Mogadisho, Mehmet Yilmaz, në deklaratën e bërë në aeroport tha se ndihma e parë ndaj të plagosurve është dhënë në spitalin Universitar Recep Tayyip Erdogan në Mogadisho dhe shtoi: “Tre nënshtetas turq dhe 6 somalezë janë në gjendje të rëndë. Gjendja e tyre është bërë e qëndrueshme, për këtë arsye do të dërgohen në Turqi për të vazhduar për të marrë një kurim më të mirë. Qeveria jonë, ashtu si në shpërthimin e mëparshëm, dërgoi avion për të transportuar në mënyrën më të mirë plagosurit. Miqtë tanë somalezë janë shumë të brengosur për shkak të këtij sulmi”.

Pas përfundimit të procedurave përkatëse, avioni që transportonte të plagosurit, u nis për në Ankara nga Aeroporti Ndërkombëtar “Aden Adde”.

Si pasojë e sulmit me autobombë ndaj kantierit të ndërtimit të kompanisë kontraktuese turke në qytetin Afgoye në jugperëndim të kryeqytetin Mogadisho të Somalisë, që ka sipërmarrë ndërtimin e rrugës Afgoye-Mogadisho, në qytetin Afgoye, u vranë 3 persona dhe u plagosën 20 të tjerë, 6 prej të cilëve me nënshtetësi turke.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit