Luftimi i korrupsionit, ende nën “llupën” e BE-së

Mos i humb

 

 

Zyrtarë të Komisionit Europian (KE) kanë deklaruar se ende janë duke e vlerësuar nëse Kosova e ka përmbushur kriterin e fundit për liberalizim të vizave, përkatësisht luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit.

Ndërsa njohës të këtij procesi thonë se rekomandimi i KE-së do të jetë pozitiv, por vendimmarrja politike do të jetë e vështirë pasi është rritur skepticizmi në disa shtete të rëndësishme

omisioni Evropian (KE) pritet që deri në mesin e javës së ardhshme të publikojë rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Zyrtarë të KE-së kanë thënë për gazetën Zëri se vlerësimi për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit është duke vazhduar ende.Ndërsa njohës të këtij procesi thonë se rekomandimi i KE-së do të jetë pozitiv, por vendimmarrja politike do të jetë e vështirë pasi ata thonë se është rritur skepticizmi në disa shtete të rëndësishme si Franca, Gjermania, Holanda, Suedia e Austria.

Ata thonë se vendimi për heqjen e vizave për Kosovën mund t’i forcojë subjektet politike të ekstremit të djathtë në Parlamentin Evropian.Prandaj sipas njohësve të integrimeve, vendimi për heqjen e vizave mund të mos merret deri pas zgjedhjeve për PE-në, të cilat mbahen në majin e vitit të ardhshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit