Luftoni aneminë me këto ushqime!

Mos i humb

Ushqimet ndihmojnë që të luftohet anemia pasi ajo shfaqet kur numri i rruazave të kuqe të gjakut është shumë i ulët dhe niveli i hemoglobinës në gjak bie poshtë normales.

Hekuri dhe proteinat janë të domosdoshme, është e nevojshme që trupi të furnizohet me oksigjen dhe ushqyes.

Simptomat kryesore janë plogështia, por shfaqen edhe ndjenjat e therjeve si të gjilpërave në duar dhe këmbë, pavullneti, depresioni, kujtesa e dobët; nuk keni hekur të mjaftueshëm, ju mungon vitamina B12 ose acidi folik; jeni më të ndjeshëm ndaj infeksioneve…

Kjo është arsyeja se pse duhet ta pasuroni dietën tuaj me ushqime të pasura me hekur, vitaminë B12 dhe acid folik. Ja disa sugjerime.

Ushqimet kundër anemisë

Soja dhe drithërat

Shumica e bimëve leguminoze janë të pasura me hekur, por ato duhet të zgjidhen me kujdes, sepse disa përmbajnë acid fitik, i cili e vështirëson absorbimin e hekurit. Megjithatë, këtë mund ta zgjidhni duke i zhytur drithërat në ujë gjatë natës.

Megjithatë, nga këto perime leguminoze soja është më e mira për anemi. (Sigurisht, bëni kujdes se çfarë soje blini, sepse sojë OMGJ (Organizma të Modifikuar Gjenetikisht) ka më së shumti në treg).

Gjysma e kërkesave ditore për hekur sigurohet me vetëm një filxhan sojë të gatuar. Ajo ka pak yndyrë dhe shumë proteina.

Drithërat integrale përveç hekurit përmbajnë edhe acid fitik, por buka nga gruri integral bëhet pas fermentimit të kokrrës, kështu që niveli i acidit të lartpërmendur bie. Kjo bukë është zakonisht një zgjidhje më e mirë për shëndet se buka e zakonshme, ndërsa atë mund ta bëni edhe vetë dhe ta përzieni me miell misri.

Në dietë është e këshillueshme të përfshini edhe kuinoa, e cila është një zëvendësim i mirë për orizin.

Mishi

Mëlçia (pulës, gjeldetit, lopës…) është një burim i pasur i hekurit, por edhe mishi i pastër i kuq. Trupi përmes këtij ushqimi më lehtë e absorbon hekurin, ndërsa do të siguroni dhe vitaminë B. Për shembull, mëlçia e viçit ka më shumë se 600 për qind të nevojës tuaj të përditshme të hekurit dhe vitaminës B12.

Perimet

Konsumoni edhe kungull dhe fara kungulli. Spinaqin kurrsesi mos e anashkaloni, sepse është i pasur me një mori të vitaminave dhe ushqyesve. Nëse mund të gjeni hithra, kjo është një zgjedhje më e mirë. Ato kërkoni në vende të pastra dhe të pandotura. Edhe pse, është gjithashtu e dobishme të pini çaj nga hithrat – një filxhan në ditë.

Domatet duhet të jenë më shumë zgjedhje për sallatë, sepse përmbajnë vitaminë C, e cila ndihmon në absorbimin e hekurit. Pini lëng të domateve në vend të kafesë, e cila mund ta ngadalësojë absorbimin.

Nga sallatat përdoreni edhe panxharin (të zier ose në pijet smoothie). Atë gjithashtu mund ta imtësoni dhe shtrydhni, dhe ta pini lëngun e freskët, por në qoftë se shija është e pakëndshme, përzieni me lëng të mollës, portokallit ose limonit. Panxhari e pastron trupin, dhe, natyrisht, është i pasur me hekur.

Frutat

Shega është plot me vitaminë C, A dhe E, fibra, kalium dhe hekur. Konsumojeni atë të freskët ose në formë të lëngut, transmeton Koha.net. Hani kajsi të thata, të cilat janë të pasura me hekur, por edhe rrush të thatë.

Mund të konsumoni edhe fruta të pasura me vitaminë C, për t’u siguruar që trupi juaj mund ta pranojë më mirë hekurin. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit