Luigi Soreca : Propozimet shtesë, s’janë rekomandime të OSBE, votoni marrëveshjen e 5 qershorit

Mos i humb

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca i ndodhur sot në një aktivitet në qytetin e Vlorës ka komentuar edhe zhvillimet e fundit politike, ku maxhoranca ka votuar në komisione ndryshimet kushtetuese që hapin pjesërisht listat dhe nuk lejojnë koalicionet parazgjedhore.

I pari i diplomacisë europiane në vend, dhe një nga negociatorët e marrëveshjes së 5 qershorit, kërkon që të votohet në Kuvend pikërisht kjo marrëveshje. Ai thotë se propozimet shtesë, ato të opozitës parlamentare s’janë rekomandime të OSBE-ODIHR.

“BE e ka mirëpritur marrëveshjen e 5 Qershorit, të miratohet. Duhet të dini se Reforma Zgjedhore është kusht kyç për fillimin e negociatave. Palët të vazhdojnë dialogun me frymë bashkëpunimi. Ne e njohim rolin e parlamentit për sistemin zgjedhor. Ka propozime shtesë, por s’janë rekomandime të OSBE”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit