Lukashenko, lufta hibride dhe gratë me të bardha që kundërshtojnë grushtin e tij të hekurt

Mos i humb

Gjithashtu policia duke përdorur gaz lotsjellës shpërndau një turmë prej rreth 1.000 demonstruesish dhe arrestoi rreth 200 persona.

Vala e zemërimit në Bjellorusi është ngjallur qëkur Komisioni Qendror Zgjedhor shpalli president me 80 % të votive Lukashenkon I cili është në pushtet prej vitit 1994. Për opozitën zgjedhjet ishin të manipuluar dhe njerëzit dolën në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e Lukashenko-s. Pa shpërthimit të dhunës nga ana e policisë, kandidatja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya u largua drejt Lituanisë dhe pasi ka kundërshtuar publikisht rezultatet, thotë se nëse votat do të numëroheshin siç duhet, ajo do të fitonte 60 deri në 70 për qind të përkrahjes qytetare.

Duke dhënë versionin e tij të krizës në Bjellorusi, Lukashenko foli për një luftë hibride kundër vendit të tij, në të cilën sipas presidentit janë përfshirë ndërkombëtarët, media dhe e gjithë sfera e informacionit

“Masakra diplomatike e niveleve të larta kundër nesh ka filluar” – tha Lukashenko

Opozita nuk heq dorë

Aktivistja Maria Kolesnikova, një nga figurat kryesore opozitare me Lukashenko-n, mbetet e vendosur në aksionin për të demaskuar zgjedhjet e fituara përmes manipulimit nga presidenti aktual

“Është e trishtueshme që Lukashenko, i cili ka deklaruar vazhdimisht se nuk dëshiron ndërhyrje të jashtme në punët e vendit, po fton trupa ushtarake apo policore ruse të veprojnë në territorin e Bjellorusisë. Kjo tregon se ai ka frikë nga njerëzit e tij dhe nuk do të dëgjojë zërin e bjellorusëve dhe të kuptojë problemet tona “, – tha Kolesnikova

Një president që jeton me kohë të marrë borxh…

Lukashenko, i cili ka qeverisur vendin që nga viti 1994, dhe së fundmi ka nënvlerësuar pandeminë duke thënë se mund të shërohet me vodka, i etiketoi protestuesit si ‘kukulla të komanuara Perëndimi’.

Putin deri para pak ditësh ishte treguar relativisht i kujdesshëm në mbështetjen e Lukashenkos, por dje ai deklaroi se ka krijuar një trupë ushtarake për ta dërguar në Bjellorusi në rast nevoje, duke nënkuptuar gjithashtu se ka vendosur të mbështesë nomenklaturën e vjetër dhe liderin e saj që shumica e njerëzve nuk mund ta durojnë më.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit