Luli i Vocërr

Mos i humb

Titulli: Luli i Vocërr
Autor: Migjeni
Redaktor: Sali Sh. Salihu
Kopertina: Sali Sh. Salihu

Fragment nga libri:
Askush s’e njef Lulin. As shokët e tij, që përpara tij lozin, nuk e njofin. Ma mirë me thanë se e njofin, por ata lozin për hesap të vet e Luli i shikon për hesap të vet.

Sot gjithkush ka punët dhe telashet e veta, ashtu dhe fëmijtë, ashtu dhe Luli. More Lul! Shumë herët ke fillue me shikue punën tande!

Kur Luli hyn n’oborr të shkollës, buza i qeshet nga pak, por askuj, asnji fjalë s’i thotë.

Ece ngadale, tue shikue djathtas e majtas, po gjithnji tue ece deri sa të mbrrijë në cak të vet. Aty, te dera e rruginës shkollore, shumë i pelqen të qëndrojë.

Aty asht caku i tij, i praruem me rrezet e ngrofta te diellit ne keto ditet e vjeshtes. Mbeshtetet Luli per mur, grushtat e vogjel i shtje nder xhepa, hunden picrroke te kuqun nga te ftoftit e mengjesit ja sjell diellit dhe…shikon.

Gjaja qe ma teper terhjek vemendjen jane cizmet qe i kane te veshun disa shoke te tij. Sa te bukura jane! Si shkelqejne! – mendon Luli dhe pa dashtje i shkojne syte nder tullumbat e veta, neper te cilat shifen fare mire te pese gishtat e kambeve te zbathuna.

Nga kurreshta i afrohet nji shokut qe ka cizmet ma te reja.

Ulet dhe shef ne lustrin e cizmes kambet e veta te zbathuna – aq shume shkelqejshin cizmet!!!

Mbasi shoku me cizme fluturoi, Luli ngadale shkoi te caku i vet, ne diell, t’i ngrohi kambet. – Por kur s’ka diell, si ia ban i shkreti Lul?

Ndoshta ia bajne hallin apostujt e meshires dhe te dashunis…

Noshta, ndoshta…

MUND TA POROSISNI NË : www.islamshop.ch / www.fri.swiss/ ose ne numrin e telefonit :+41 79 469 50 36

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit