Lulishta e Dritave Jeta E Profetit MUHAMED A S

Mos i humb

Autori: Safijurr-Rrahman El Mubarekfuri

Shtëpia botuese: ALSAR

Profeti Muhamed (s.a.u.s.) është më i nderuari i bijve te Ademit dhe vula e të gjithë profetëve.

Dërgimi i tij është ngjarja më e madhe në historinë e njerëzimit.

Në jetëshkrimin e Profetit Muhamed (s.a.u.s.) vërejmë ndihmën e vazhdueshme të Allahut të Lartësuar për triumfin e thirrjes së tij, për suksesin e tij të madh në thirrjen e tij, për mposhtjen e të gjithë armiqve dhe të kundërshtarëve të Islamit, për ngadhenjimin e fesë së tij, për ngritjen e emrit të tij, për shpëtimin e tij nga të gjitha rreziqet dhe tentativat për ta vrarë.

Profeti Muhamed (s.a.u.s.) ka folur me emrin e Allahut të Lartësuar dhe si i Dërguari i Tij.

Do të kishte qenë e pamundur që Allahu t’i jepte atij gjithë këtë ndihmë, sukses, triumf, krenari dhe ngritje, nëse ai do të kishte qenë profet i rremë.

Nuk i shkon lavdisë së Zotit të Lartësuar, fuqisë, urtësisë, drejtësisë, mëshirës dhe diturisë së Tij ta lejojë një njeri, që mëton (pretendon) rrejshëm se është i Dërguari i Tij, të ketë triumf kaq të madh mbi të gjithë kundërshtarët.

Kushdo që i njeh Zotin e Atributet e Tij të larta dhe nuk e pranon Muhamedin (s.a.u.s.) si të Dërguar të Tij, pasi njihet me jetëshkrimin e Profetit Muhamed (s.a.u.s.) dhe ngadhënjimin e Islamit, në fakt, mendon keq për Allahun dhe shpif për Atributet e Tij të larta (Zoti na ruajtë nga kjo)!

Në jetëshkrimin e Profetit Muhamed (s.a.u.s.) pasqyrohen morali i tij i përsosur e shumë të dhëna për të fshehtat që u përmbushën gjatë jetës së tij ose pasi ai ndërroi jetë.

Aty tregohen edhe shumë mrekulli të tij.

Kur lexojmë jetëshkrimin e Profetit Muhamed (s.a.us) jetojmë me të dhe me shokët e tij, a thua se po i përjetojmë me ta etapat e jetës së tij profetike, momentet e zbritjes së Shpalljes, ngjarjet, mundimet, sprovat, vuajtjet, torturat. përpjekjet, sakrificat, sukseset dhe fitoret. Prandaj njohja e jetës së Profetit (s.a.u.s.) na bën t’i duam më shumë atë dhe shokët e tij (kënaqësia e Allahut qoftë për ta!).

Profeti (s.a.u.s.) është shembulli më i mire për gjithkën. Dhe në Rrugë të Drejtë është vetëm ai që ndjek rrugën e tij dhe të shokëve të tij.

Njohja e jetëshkrimit të Profetit (s.a.u.s.) na ndihmon ta marrim atë për shembull, të ndjekim Synetin e tij dhe të ecim në rrugën e tij e të shokëve të tij.

MUND TA POROSISNI NË : www.islamshop.ch / www.fri.swiss/ ose ne numrin e telefonit :+41 79 469 50 36

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit