Lumezi konfirmon: Nga sot një prokuror tjetër do të merret me veteranët e luftës!

Mos i humb

Tri orë para protestës së paralajmëruar qytetare në kërkim të dorëheqjes së Kryeprokurori Aleksander Lumezi, ky i fundit ka mbajtur konferencë për media, derisa ka njoftuar për ndërrimin e prokurorit në rastin e veteranëve, sikur edhe arsyetuar kështu neglizhimin e lëndës së përgatitur për veteranët e rrejshëm, sipas prokurorit Elezaj Blakaj.

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, duke folur për çështjen e veteranëve të luftës, ka bërë të ditur se nga sot rastin e veteranëve, që ishte lëndë e prokurorit tashmë të dorëhequr Elez Blakaj do ta udhëheqë një prokuror tjetër.

“Ju e dini se me vendimin tim, në bashkëpunim ndërkombëtar dhe zbatuesit e ligjit kemi vendosur që të fillojmë hetimet për veteranet e luftës. 11 qershor është ngritur një aktakuzë. Duke e parë këtë situatë ne sot kemi vendosur që një prokuror nga Prokuroria Speciale të vazhdojë me plotësimin e aktakuzës sipas sugjerimi të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale dhe shumë shpejt do ta dorëzojmë aktakuzën në Gjykatën kompentete. Sot është caktuar prokurori që do të merret me rastin”, ka deklaruar ai.

Neglizhimin e ngritjes së aktakuzës sipas kërkesës së prokurorit Blakaj, pra mos dërgimin e aktakuzës në Gjykatë,  Lumezi tha se ajo aktakuzë nuk  ka qenë e plotësuar me dosjet e të gjithë veteranë[ve të dyshuar dhe se aktakuza nuk është dorëzuar nga Elezaj, sipas procedurave për ta protokolluar, porse ajo është  dërguar tek organet kompetente vetëm përmes postës elektronike.

Ndërkohë Lumezi premton se nuk do të lejohet presion nga asnjë subjekt politik e as nga shoqëria civile./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit