LVV dhe LDK, konsulta për një president konsensual

Mos i humb

Derisa Vetëvendosje dhe LDK po vazhdojnë konsultat brenda partive për një emër konsensual për presidentin, Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar sërish aksionin para objektit të qeverisë.

Këtij aksioni i janë bashkuar edhe prodhuesit vendorë, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve.

Ndërkohë, deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po vazhdon me shkelje ligjore, kushtetuese dhe financiare.

Ai thotë se mbi gjysmë milioni euro nga buxheti i Kosovës shpenzohen çdo muaj për pagat dhe shpenzimet përcjellëse të të emëruarve politikë në institucionet qeveritare. Ramadani kërkoi nga Prokuroria e Shtetit që të nisë hetim për këto pretendime.

Ndonëse jashtë afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, Vetëvendosje dhe LDK janë takuar për një emër konsensual për presidentin. Të dy krerët e partive thanë se fillimisht duhet të konsultohen me kryesitë e partive përkatëse për atë çfarë kanë diskutuar, para se të vijnë te një emër konkret.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit