Macron arrin në Beograd, Vuçiç e falënderon për kthimin e fuqisë së Francës në rajon!

Mos i humb

Presidenti i Francës Emanuel Macron arriti për vizitë dy-ditore në Beograd, ku u prit nga Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç, i cili pasi përshëndeti atë e përgëzoi për energjinë e tij dhe këmbënguljen për të kthyer Francën në rajon.

Ndryshe, Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç, në prag të vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron, tha se kjo vizitë është një konfirmim që Serbia dhe Franca janë në rrugën e duhur në ngritjen e  bashkëpunimit politik e ekonomik, çfarë edhe meriton miqësia e tyre e qëndrueshme si partnerë strategjike tashmë e konfirmuar, shkruan rts, Serbija.

Ndërsa Macron me të arritur ka deklaruar se kjo vizitë e tij është një hap drejt thellimit të bashkëpunimit bilateral me Serbinë, “duam një partneritet të ri me Serbinë”, ka thë Macron nga aeroporti./Kosova Post

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit