Macron dhe Netanyahu diskutojnë programin bërthamor të Iranit dhe luftën në Ukrainë

Mos i humb

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu diskutuan programin bërthamor të Iranit dhe konfliktin e Rusisë në Ukrainë, gjatë një takimi në Paris.

Macron theksoi nevojën për një veprim vendimtar në lidhje me programin bërthamor të Iranit, i cili në mënyrë të pashmangshme do të ketë pasoja nëse vazhdon të zhvillohet”, sipas një deklarate të pallatit presidencial “Élysee”, dje në mbrëmje.

Macron kritikoi gjithashtu, për mungesën e transparencës së Teheranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

“Netanyahu dhe Macron shprehën gjithashtu shqetësimin e thellë për aktivitetet destabilizuese të Iranit në rajon”, thuhet në deklaratë.

Presidenti francez, Macron theksoi se mbështetja iraniane për agresionin rus në Ukrainë po e ekspozon gjithnjë e më shumë Teheranin ndaj sanksioneve dhe izolimit.

Macron dhe Netanyahu diskutuan gjithashtu përpjekjet për të trajtuar pasojat ndërkombëtare të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Pala izraelite tha se të dy udhëheqësit diskutuan mënyrat për t’u përballur me kërcënimin bërthamor iranian, duke shtuar se Netanyahu bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve të rëndësishme ndaj regjimit iranian dhe që Garda Revolucionare të përfshihet në listën e terrorizmit të BE-së.

Udhëheqësit diskutuan gjithashtu Lindjen e Mesme, dhe nevojën për të ruajtur stabilitetin rajonal, veçanërisht në Liban, dhe mundësitë për të zgjeruar rrethin e paqes”, tha zyra e Netanyahu-t në Twitter.

Takimi u zhvillua në sfondin e tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme.

“Macron theksoi se Franca mbështet status quo në vendet e shenjta të Jerusalemit, dhe kundërshton me vendosmëri vazhdimin e zgjerimit të vendbanimeve, që minon perspektivën e një shteti të ardhshëm palestinez, si dhe shpresat e Izraelit për paqe dhe siguri”, tha Élysée.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit