Macron: Operacion për evakuim të emigrantëve në Libi

Mos i humb

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se është marrë vendimi për kryerjen e “operacionit emergjent për evakuim” të emigrantëve të cilët po i nënshtrohen tregtisë së skllevërve në Libi.

Macron, i cili ndodhet në Bregun e Fildishtë për të marrë pjeës në Samitin e 5-të Bashkimi Europian-Unioni Afrikan, në një konferencë për media tha se së bashku me liderët, të cilët kanë marrë pjesë në samit, kanë biseduar mbi shitjen e emigrantëve afrikanë si skllevër në Libi.

“Ne duke marrë miratimin e zyrtarëve qeveritarë, morëm vendim për organizimin e “operacioneve emergjente të evakuimit” për emigrantët të cilët po i nënshtrohen tregtisë së skllevërve në Libi”, tha presidenti francez duke shtuar se operacionet do të fillojnë brenda disa javësh.

Macron tha se me mbështetjen e Unionit Afrikan, Bashkimit Europian dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migracion të OKB-së, po ashtu janë marrë disa vendime tjera për ofrimin e mundësive për emigrantët të cilët dëshirojnë të kthehen në shtetet e tyre, si dhe për marrjen e masave të përbashkëta dhe të përforcuara për neutralizimin e kontrabandistëve.

Ai shtoi se do të aplikohen sanksionet financiare ndaj kontrabanduesve të identifikuar si dhe për ata të cilët u ndihmojnë atyre.

Macron më tej tha se Unioni Afrikan do të themelojë komisionin hetues për ofrimin e sigurisë në procedurat gjyqësore, në kuadër të “operacioneve emergjente të evakuimit”.

CNN International më 14 nëntor publikoi pamje të cilat i mbështesnin pretendimet se emigrantët e Afrikës po shiten si skllevër në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, ku pretendohej se për disa minuta janë shitur 12 emigrantë për një çmim prej afro 400 eurosh për person.

Gjithashtu edhe kryeministri i Libisë, Ahmed Maitig pas reagimeve të shumta deklaroi se kanë filluar hetimet për të shqyrtuar rastin në fjalë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit