Macron: Stabiliteti i Libanit është i domosdoshëm

Mos i humb

Presidentit francez Emmanuel Macron deklaroi se komuniteti ndërkombëtar duhet të mobilizohet për të ardhmen e qetë të Libanit.

Macron u adresua para diplomatëve botërorë të premten në Paris, fokusi i të cilit do të përqendrohet në krizën e Libanit.

Ai theksoi se “mbështetja është mburoja më e mirë kundër jostabilitetit” dhe se bota duhet të bëjë çmos për mbështeje më të madhe të sigurisë, por edhe të ofrojë mbështetje humanitare dhe ekonomike.

Macron theksoi se “Libani është i brishtë, por ka një rëndësi të madhe”.

Presidenti francez tha se dëshiron të theksojë “në kuptimin më të fortë” se problemet e rajonit nuk do të zgjidhen në mënyrë të njëanshme dhe as me imponimin e forcës.

Sipas tij, rajonit mund t’i kthehet baraspesha nëse mbështet pluralizmin. Në fund theksoi se Libani është një model./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit