Macron: Të shpallen zgjedhjet në Venezuelë brenda 8 ditësh

Mos i humb

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se në rast se në Venezuelë nuk shpallen zgjedhjet brenda 8 ditëve, kryetarin e Asamblesë Kombëtare Juan Guaido do ta njohin si president të përkohshëm të vendit.

Macron, nëpërmjet postimit të tij në rrjetin social tha se populli i Venezuelës duhet të vendos në mënyrë të lirë për të ardhmen e tij.

“Nëse nuk shpallen zgjedhjet brenda 8 ditëve, do të jemi të gatshëm që të njohim Guaido-n si president të përkohshëm që të mund të fillojë procesi politk. Jemi duke punuar me partnerët tanë evropianë”, tha Macron.

Protestat në Venezuelë filluan më 10 janar në ditën kur presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro dha betimin dhe filloi mandatin e dytë si president.

Opozita në Venezuelë nuk e njeh pushtetin e presidentit Maduro ndërsa kreu i opozitës dhe parlamentit të këtij vendi Juan Guaido u shpall president i përkohshëm.

Maduro pohon se bëhet fjalë për tentim grusht shteti të mbështetur nga SHBA-të, të cilat hapur qëndruan në anën e opozitës dhe Guaidos.

Krahas SHBA-ve, opozitën e Venezuelës në marrjen e pushtetit e mbështetën edhe Brazili, Argjentina, Kanadaja, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Ekuadori, Guatamala, Panamaja dhe Paraguaji. Nga ana tjetër Turqia, Irani, Bolivia, Meksika dhe disa vende edhe më tej njohin legjitimitetin dhe mbështesin pushtetin e Maduros.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit