Magjia

Mos i humb

Allahu, azze ue xhel, e krijoi njeriun me natyrshmëri të pastër, ndërsa shejtanin ia bëri armik të përbetuar. Shejtani tenton që njeriun ta largojë prej rrugës së drejtë, i afrohet prej gjitha anëve dhe rrugëve, derisa ta mashtrojë atë që do Allahu. Disa prej tyre ua thyen mendjen dhe i mashtron t’i besojnë besëtytnive dhe të kotave, ndërsa disa prej tyre i bind se magjistarët dhe fallxhorët janë shpëtim dhe zgjidhje i problemeve të tyre.

Islami erdhi si fe e cila e pastron ideologjinë e njeriut nga këto të kota, zemrën e tij prej papastërtive dhe diturinë e tij prej devijimeve. Mirëpo, kur disa filluan të largohen prej mësimit të teuhidit, mësimdhënies së tij dhe rikujtimit të tij, filloi dobësimi i besimit dhe paraqitja e shirkut. Po ashtu zgjerimi i çështjeve jetësore, mjetet e informimit, udhëtimet e ndryshme nëpër botë janë ndër faktorët kryesorë që ndikuan në ideologjinë e muslimanëve dhe në rritjen e padijes kundrejt teuhidit. Shembull më të mirë e kemi shkuarjen e njerëzve te magjistarët dhe fallxhorët kur sprovohen me sprova të ndryshme dhe harrojnë mbështetjen në Allahun e tyre.

O muslimanë!

Magjistari dhe fallxhori i sprovojnë zemrat e të dobëtëve, i mashtrojnë sytë e tyre dhe i hutojnë mendjet me gënjeshtra. Veprat e tyre janë sherr dhe sprova për të gjithë ata që zemrat e tyre i kanë të sëmura. Magjia është fjalë magjike, yshtje dhe nyje, që ndikojnë në zemra dhe trupa dhe është prej mëkateve më të mëdha të ndaluara në Islam dhe në të gjitha fetë tjera. Veprimi i saj e mohon teuhidin dhe e nxjerr vepruesin e saj prej Islami. Ai që dëshiron të merret me këtë vepër të shëmtuar së pari duhet t’i nënshtrohet shejtanit dhe t’i bëj shirk e kufër Allahut.

Dëmi i saj në shoqëri është shumë i madh. Sa njerëz kanë vdekur prej magjisë, e sa të tjerë janë sëmurë dhe sa prej tyre janë çmendur? Sa burra dhe gra janë ndarë dhe sa familje janë shkatërruar? Kjo e tëra është dëm, shkatërrim dhe urrejtje. Allahu, azze ue xhel, e rrëfen të vërtetën kur thotë: “Magjistari nuk do të ketë sukses kudo që të gjendet”. (Ta Ha: 69)

Gjendja e magjistarëve është e mjerueshme, veprat e tyre janë të papranueshme dhe po të dinte ai i mjeri diçka prej atyre fshehtësive që i pretendon së pari do t’i ndihmonte vetes, do t’i largonte sprovat dhe do t’i shtonte begatitë. Mirëpo kjo e tëra është në dorën e Allahut dhe me përcaktimin e Tij.

Disa prej argumenteve që e ndalojnë magjinë:

Allahu, azze ue xhel, thotë: “Në të vërtetë, ata e dinin se ai që e përvetësonte këtë mjeshtëri, nuk do të kishte kurrfarë të mire në jetën tjetër” (El-Bekare: 102)

Allahu na njofton se jehuditë e dinin se kush e përvetëson këtë vepër dhe e le fenë e Allahut dënimi i tij në Ahiret është i dhimbshëm, për shkak se e shet për dynjanë fenë e tij.

Allahu, azze ue xhel, thotë: “Besojnë në idhuj (el xhibt) dhe në taguta”. (En-Nisa: 51)

Omeri, radijallahu anhu, thotë: “Fjala idhuj (el xhibt) në këtë ajet e ka për qëllim magjinë, ndërsa fjala tagut e ka për qëllim shejtanin.”

Allahu, azze ue xhel, në këtë ajet ua qortoi jehudëve besimin e tyre në magji dhe nënshtrimin e tyre ndaj shejtanit.

Xhabiri, radijallahu anhu, thotë: Taguta e ka për qëllim magjistarët, të cilëve iu zbritshin shejtanët çdo njërit prej tyre në çdo lagje dhe çdo fis.”

E qartëson, Xhabiri, radijallahu anhu, se magjistarëve u zbresin shejtanë dhe i lajmërojnë për lajmet që i vjedhin prej qielli. Prej njëqind lajmeve që ua tregojnë vetëm një është e vërtetë, ndërsa lajmet tjera janë përralla që i shpifin vet. Para shpalljes së Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, çdo fis prej fiseve arabe e kishte nga një magjistarë të cilit iu drejtonin kur kishin nevojë. Mirëpo me ardhjen e Islamit kjo u ndalua dhe qielli u mbrojt me yje të shumta në numër.

Ebu Hurejra, radijallahu anhu, na përcjell se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Largohuni prej shtatë mëkateve të mëdha dhe shkatërruese”. Thanë: O i Dërguar i Allahut cilat janë ato? Tha: “Ti bësh Allahut shok, të bësh magji, të vrasësh njeri jeta e të cilit është e ndaluar me ligj të Allahut përveç se me të drejtë, ta hash kamatën, ta hash pasurinë e jetimit, të ikësh prej fushëbeteje dhe të shpifësh për amoralitet gratë besimtare, të devotshme dhe të ndershme.”

Këto janë shtatë mëkatet e mëdha dhe shkatërruese për vepruesin e saj, ndërsa dënimi i tyre në dynja dhe ahiret është i dhimbshëm dhe për këtë shkak Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, na paralajmëroi për rrezikun e tyre dhe na urdhëroi që të largohemi.

  1. Shirku në Allahun: Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, filloi me shirkun për shkak se është mëkati më i madh që i bëhet Allahut. Shirk do të thotë t’i barazosh Allahut Zota tjerë në veçori dhe atribute që i takojnë vetëm Allahut, si kërkimi i ndihmës prej njerëzve të vdekur, pastaj therja, lutja dhe frika ashtu si e meriton vetëm Allahu.

Vepruesi i shirkut është banor i përhershëm i Xhehenemit në rast se nuk pendohet në dynja. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Sigurisht, atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut, Allahu do t’ia ndalojë Xhenetin dhe strehim i tij do të jetë Zjarri. Për keqbërësit nuk ka ndihmës”. (El-Maide: 72); “(Kujtoje) kur Lukmani i tha të birit, duke e këshilluar: “O djali im, mos i shoqëro Allahut asgjë (në adhurim)! Pa dyshim, idhujtaria është një padrejtësi shumë e madhe.” (Lukman: 13)

Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, kur u pyet se cili është mëkati më i madh te Allahu? U përgjigj: “T’i bësh Allahut shok, e ai të ka krijuar.”

  1. Bërja e magjisë: Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, magjinë e përmendi pas shirkut për shkak se veprimi i saj të nxjerr prej Islami. Për të punuar me magji patjetër duhesh t’i nënshtrohesh shejtanit dhe t’i afrohesh atyre me therje, me lutje dhe me kërkim ndihme. Pesë mëkatet tjera që vijojnë pas magjisë në vete përmbajnë nga një lloj dhune e armiqësie, në trup, në pasuri ose në nder. Kurse magjia i përfshin të gjitha llojet e këtyre dëmeve duke ia shtuar edhe dëmin më të madh në të drejtën e Allahut, e ajo është bërja shok Allahut në adhurim.
  2. Vrasja e njeriut e cila është e ndaluar me ligj të Allahut përveç se me të drejtë: Ky është mëkat i madh dhe nuk lejohet vrasja e asnjë njeriu, përveç se atë që ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij. Në këtë ndalesë përfshihet edhe vrasja e jobesimtarëve të cilët hyjnë në shtet islam dhe janë në marrëveshje me muslimanët. Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, thotë: “Kush vret një jobesimtar dorëzanë nuk do ta nuhasë erën e Xhenetit.”
  3. Ngrënia e kamatës: Ndalohet ngrënia e çdo llojit të kamatës dhe Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, e mallkoi ngrënësin e saj, atë që e jep, atë që e shkruan aktin e kamatës dhe dëshmitarët. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Ata që marrin fajde, do të ringjallen (në Ditën e Gjykimit) si ai që djalli e ka çmendur me prekjen e vet” (El-Bekare: 275)
  4. Ngrënia e pasurisë së jetimit: Kjo do të thotë cenimi i pasurisë së tij nëpërmjet të ngrënit, sepse e ngrëna është përgjithësisht një mënyrë përfitimi. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Ata që hanë pasurinë e jetimëve padrejtësisht, në të vërtetë hanë zjarr në barqet e tyre dhe do të digjen në zjarrin e ndezur fort”. (En-Nisa:10)
  5. Zmbrapsja në ditën e betejës: Kjo do të thotë t’i kthesh shpinën jobesimtarëve në kohën e luftimit. Ky veprim është gjynah i madh nëse muslimani zmbrapset prej beteje dhe i bashkëngjitet jobesimtarëve ose zmbrapset prej frike dhe i le muslimanët në gjendje të keqe. Allahu, azze ue xhel, thotë: “O besimtarë, kur të ndeshni ushtritë e jobesimtarëve në betejë, mos ua ktheni shpinën! Cilido që ua kthen shpinën atë ditë, përveç atij që tërhiqet me qëllim që të sulmojë përsëri ose për t’u bashkuar me një tjetër, do të shkaktojë zemërimin e Allahut dhe do të ketë si strehë Xhehenemin. Eh, sa fund i keq është ky!” (El-Enfal: 15-16)
  6. Shpifja ndaj grave të ruajtura, të pafajshme dhe besimtare: Kjo do të thotë shpifja ndaj grave të ruajtura, që nuk i hedhin sytë drejt imoralitetit dhe paturpësive, të drejta, të devotshme, të martuara apo beqare, me imoralitet dhe kurvëri. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Vërtet, ata që përgojojnë gratë e ndershme, zemërdëlira e besimtare, janë të mallkuar në këtë botë dhe në tjetrën; për ata ka dënim të madh.” (En-Nur: 23)

O robër të Allahut, këto janë shtatë mëkatet e mëdha që duhet t’i largohemi për shkak se e meritojnë zemërimin e Allahut dhe ai i cili bie në njërën prej tyre le të shpejton me pendim të sinqertë para se t’i del shpirti dhe të kthehet te Zoti i saj.

“Dhe shkuan pas shpifjeve që bënin djajtë kundër mbretërisë së Sulejmanit. E Sulejmani nuk ishte mohues, por djajtë ishin mohues. Ata u mësonin njerëzve magjinë dhe dijeninë që u ishte dërguar dy engjëjve në Babiloni – Harutit e Marutit. Këta engjëj nuk i mësonin ndokujt magji, pa i thënë: “Ne jemi dërguar për t’ju vënë në provë, andaj ti mos u bëj mohues (duke mësuar apo ushtruar magjinë)!” Dhe njerëzit mësuan nga këta të dy se si t’i ndajnë bashkëshortët. Por magjistarët nuk mund t’i bëjnë dëm askujt pa lejen e Allahut. E megjithatë, njerëzit mësojnë ato gjëra që i dëmtojnë e nuk u bëjnë dobi. Në të vërtetë, ata e dinin se ai që e përvetësonte këtë mjeshtëri, nuk do të kishte kurrfarë të mire në jetën tjetër. Eh, sa e keqe është ajo për të cilën shitën shpirtrat e veta! Ah, sikur ta dinin ata!” (El-Bekare: 102)

O robër të Allahut, azze ue xhel!

Dëmi prej magjisë për shoqërinë është i madh, prandaj edhe dënimi për magjistarin është vrasja.

Xhundubi, radijallahu anhu, na përcjell se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ndëshkimi i magjistarit është goditja e tij me shpatë.”

Bexhaleh, radijallahu anhu, thotë se Omeri, radijallahu anhu, na shkroi që ta mbysim çdo magjistar dhe magjistare, dhe pas kësaj letre i mbytëm tre magjistarë.

Përcillet se edhe Hafsa, radijallahu anha, kishte urdhëruar që të mbytet shërbëtorja e saj e cila e kishte magjepsur dhe më vonë e mbytën.

Shërimi më i mirë prej magjisë është me ilaçe prej Kur’anit dhe Sunetit dhe në to ka shumë dobi. Ndikimi i magjisë në trup mundet të shkatërrohet dhe trupi të mbrohet vetëm me leximin e Kur’anit, me lutje dhe me dhikër. Kur zemra e robit mbushet me lexim dhe me dhikër do të shërohet me lejen e Allahut, azze ue xhel, prej çdo sëmundje qoftë prej magjisë, apo prej mësyshit, apo prej sëmundjeve psikike dhe prej sprovave të ndryshme.

Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, na mësoi se si të mbrohemi prej saj me anë të lutjeve dhe dhikreve profetike, dhe prej saj: leximin e sures Felek dhe Nas nga tri herë në mëngjes dhe mbrëmje dhe para gjumi. Po ashtu leximin e ajetul Kursi në mëngjes dhe mbrëmje, dhe leximin e dy ajeteve të fundit prej sures El-Bekare. Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, thotë: “Kush i lexon natën dy ajetet e fundit prej sures El-Bekare i mjaftojnë (i mjaftojnë prej çdo sherri).”

Pastaj leximi i lutjes: “Bismilahi el ledhi la jedur’ru mea ismihi shej’un fil erdi ue la fis sema ue huve semiul alim” (Me emrin e Allahut pranë emrit të Atij që nuk të bën dëm asgjë në tokë e as në qiell, Ai që dëgjon dhe di çdo send.) tre herë në mëngjes dhe në mbrëmje.

Po ashtu lexohet lutja: “Eudhu bi kelimatilahi tammati min kul sherrin ma halak” (Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut nga sherri që ka krijuar) tre herë në mëngjes dhe në mbrëmje.

Mënyra e dytë për mbrojtjen prej magjisë është edhe ngrënia e shtatë hurmave Axhueh në mëngjes para ngrënies së ushqimit. Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush i ha shtatë hurma Axhueh në mëngjes nuk i bën dëm atë ditë as helmi e as magjia.”

Shejh Abdulaziz ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë, thotë se përveç Axhues bëjnë dobi edhe hurmat tjera të cilat janë prej Medine duke u bazuar në hadithin i cili gjendet te Muslimi. Këto hurma veçohen prej hurmave të vendeve të tjera për shkak vlerës dhe veçorive të Medinës, dhe shpresohet që Allahu të bën dobi me to.

Në fund e lus Allahun, azze ue xhel, që mua dhe jush të na mbrojë prej çdo të keqe në dynja dhe ahiret.

Abdulmelik el Kasim

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit