Pispili me Spinaq dhe Qepë të Njoma – Shije Fantastike

Mos i humb

Në doni të përgatisni një recetë të shijshme, të shpejtë e të shëndetshme njëkohësisht, provoni pispilinë me spinaq dhe qepë të njoma.

Me shije perfekte dhe ideal për t’u konsumuar në çdo kohë. Shoqërohet me kos apo dhallë të freskët por edhe më sallata të freskëta të stinës.

Përbërësit

  • 1 kg spinaq
  • 1 tufë me qepë të njoma
  • 2 lugë gjelle gjizë ose djathë i bardhë i thërrmuar
  • Kripë
  • Nenxhik
  • 3 filxhanë çaji miell misri
  • Vaj Ulliri

Pastrimi i Spinaqit

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon që të pastroni mirë spinaqin.

Një nga detajet më të rëndësishme, kur të nisni pastrimin e spinaqit hapi i parë është largimi i pjesës së bishtave për secilën nga tufat e spinaqit.

Më pas, pastrojini gjethet një e nga një me ujë të vakët. Pasi t’i keni pastruar një nga një. Merrni një tas të madh, mbusheni me ujë të pastër, dhe fusni aty gjethet e spinaq.

Gjethet do të dalin në sipërfaqe dhe mbetjet dhe papastërtitë e dheut do të zbresin në fund të tasit. Lërini rreth 5 minuta aty dhe më pas largojini. Do shihni që në fund të tasin do të jenë mbledhur të gjitha papastërtitë e spinaqit.

Më pas tasin shpëlajeni dhe mbusheni sërish me ujë të pastër, shtoni një lugë çaji sodë buke përzjeheni mirë dhe fusni aty gjethet e spinaqit sërish, uji me sodë do ndihmojë për një pastrim tërësor të spinaqit. Lëreni edhe për 5 minuta në ujë me sodë, e më pas largojini gjethet nga tasi dhe vendosini në një kullorëse (psh makaronash) për t’i shpëlarë për herë të fundit sërish me ujë të vakët.

Përgatitja  

Spinaqin e pastruar grijeni hollë bashkë me qepët e njoma të pastruara gjithashtu e të grira përvëlojini në një enë të madhe me ujë të valuar. Më pas kullojini, shtoni kripë, nenexhikun e grirë hollë, dajthin ose gjizën dhe 3-4 lugë vaj ulliri.

Përzjeini mirë të gjitha bashkë.

Lyeni tepsinë me vaj ulliri ose gjalpë të tretur, hidhni një shtresë nga mielli i misrit, gjysmën e sasisë, lageni me pak ujë ose qumësht dhe kripë derisa të bëhet brumë i trashë.

Përhapet në të gjithë tepsinë.

Më pas shtrohet mbushja me spinaq dhe përsëri shtresa tjetër me miell misri laget me kripë, ujë ose qumësht  spërkatet me vaj ulliri dhe pak gjalpë të freskët dhe futet të piqet në furrë derisa sipërfaqja e tij të bëhet e kuqërremtë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit