Majko-Falatko, diskutohet marrëveshja për sigurimet shoqërore

Mos i humb

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka përmbyllur vizitën e tij në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku u takua me Zv. Drejtoren e Zyrës për Çështjet e Evropës Qëndrore e Jugore, Susan K. Falatko.

Në fokus të bisedimeve ishte reforma në fushën e diasporës, ku Majko informoi zyrtaren e lartë për arritjet dhe përpjekjet që po bëhen në këtë aspekt, në bashkëpunim me qeverinë.

Ai foli gjithashtu edhe për rritjen e koordinimit me vendet fqinje, si një mënyrë për ta bërë më të efektshme punën në mbështetje të diasporës.

Një tjeter çështje e rëndësishme e prekur në bisedime ishte heqja e taksave të dyfishta mes dy vendeve. U fol edhe për një marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore. Gjatë bisedës u vu theksi tek rëndësia e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve, ndërsa zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit shprehu mbështetjen në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“SHBA qëndron në krah të Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian”, ishin fjalët e Zv. Drejtores së Zyrës për Çështjet e Evropës Qëndrore e Jugore./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit