Majko kundër Mini-Shengenin Ballkanik? Reagimi i ministrit të Diasporës: Mospëlqimi i frikacakëve është lavdia e trimave Kosova ime!

Mos i humb

.

Në këtë ditë Krishlindjesh nuk ka munguar edhe një urim nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko.

Teksa publikon një foto të një tanku dhe një burri me qeleshe në Kosovë, ai shkruan ndër të tjera: “Mospëlqimi i frikacakëve është lavdia e trimave Kosova ime!”

Ndoshta ministri Majko është kundër “Mini-Shengenit Ballkanik”, në të cilin nuk mori pjesë Kosova.

Postimi i plotë i Majkos:

“Gëzuar festat miq! Shqiptaria është histori, tokë dhe njerëz… Do tja dalim sic thotë hymni ynë “se zoti vetë e tha me gojë” Shqipëri!… Mospëlqimi i frikacakëve është lavdia e trimave Kosova ime! Gëzuar vëllezër e motra kudo ku jeni!

Disa ditë më parë u zhvillua në Tiranë takimi i tretë i Mini-Shengenit. Përveç Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë ka marrë pjesë dhe Mali i Zi. Liderët pjesëmarrës në konferencë ftuan sërish Kosovën të marrë pjesë.

Rama u tregua i ashpër dhe tha se Kosova është përjashtuar vetë. Haradinaj iu kundërpërgjigj me ironi nga Kosova, ku theksoi se me rëndësi është rruga europiane e Kosovës. Nuk munguan as protestat kundër Vuçiç.

Nuk mungoi edhe një reagim i Presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh se me “Mini Shengenin Ballkanik” po provokohen debate të panevojshme.

Sipas tij Serbia të ndalojë fushatat kundër integrimit të Kosovës në nismat rajonale e institucionet ndërkombëtare. Kundër ka dalë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit