Makina bie në Shkumbin te kthesa e Murrashit, 2 të vdekur

Mos i humb

Nje aksident i rende ka ndodhur sot ne aksin Elbasan-Librazhd ku gjeten vdekjen 2 persona.

Automjeti ku ndodheshin shoferi dhe 5 pasagjerë është përplasur me një tjetër makinë, dhe për pasojë drejtuesi ka humbur kontrollin duke përfunduar në lumin Shkumbin.

Një prej viktimave është rrëmbyer nga rryma në momentin kur forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë me ekskavator për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit.

Identiteti i viktimave nuk bëhet i ditur ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe familjarët e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit