Makina del nga rruga e bie në kanal, vdes në vend shoferi në Shkodër

Mos i humb

SHKODER– Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në Shkodër.

Mësohet se një automjet tip “Range Rover” ka dalë nga rruga në aksin rrugor Shkodër-Velipojë ku për pasojë ka ndërruar shoferi.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit qe i mori jeten shoferit, qe nuk eshte identifikuar ende.

“Më datë 07.01.2022, në aksin rrugor, Shkodër-Velipojë, automjeti tip “Range Rover”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj dalje nga rruga”, njofton policia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit