Makina shpërthen në flakë në pikën e karburantit, shpëton mrekullisht shoferi

Mos i humb

Disa pamje të rënda vijnë nga Turqia ku një makinë shpërthen në flakë në një pikë karburanti ndërsa shoferi shpëton mrekullisht.

Ngjarja ka ndodhur në provincën e Bartin teksa shihet një burrë duke pritur që t’i furnizohej makina me karburant, por më pas, një zjarr i madh shpërthen nga pompa dhe makina e tij përfshihet totalisht nga flakët.

Flakët marrin përmasa të mëdha ndërsa shoferi duket që zbret me shpejtësi nga makina, e në video ai duket në gjendje të mirë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të punonjësve të karburantit, zjarri u shua dhe situata u vendos në kontroll.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit