Rama “përzë” gazetarët nga Samiti i Tiranës: U kërkoj mediave të na lënë të vazhdojmë punën

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga gazetarët që të largohen nga Pallati i Bridadave aty ku po mban punimet Samiti i Tiranës, pjesë e të cilit janë bërë dhe liderët e Ballkanit Perëndimor.

Teksa përshëndeti të pranishmit, Rama u kërkoi gazetarëve që ta linin të vazhdonte punën.

“Përpara se sa të nisim seancën, ju falenderoj shumë që pranuat ftesën në një kohë kaq të shkurtër. Jam i lumtur që t’ju uroj të gjithëve mirëseardhjen në Tiranë.

Kjo është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë një autorësi rajonale të zbatimit të planit të BE-së, ekonomik dhe të investimeve për Ballkanin Perëndimor.

I jam dhe shumë mirënjohës dhe komisionerit që e nisi dhe e pormovoi këtë plan të madh si një instrument kyç që do të na ndihmojë të rimëkëmbemi në një epokë post-pandemike.

Të na çojë apo të shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme.

Faleminderit dhe do t’i kërkoja me mirësjellje medias që të na lërë të vazhdojmë punën.

Si fillim do të doja t’i jepja fjalën komisionerit për të krijuar….”- tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit