Makron do ta vizitojë Serbinë, Shqipërinë dhe Kosovën

Mos i humb

Franca me strategji për Ballkanin Perëndimor Një ditë pas Samitit të Berlinit, skeptikja e zgjerimit të Bashkimit Evropian, Franca ka publikuar të ashtuquajturën “Strategji franceze për Ballkanin Perëndimor”.

Kjo strategji vjen pas takimit të djeshëm joformal të krerëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor me Kancelaren gjermane Angela Merkel, Presidentin e Francës Emanuel Makron si dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së Federika Mogerini. Ndonëse Franca e Makronit njeh përparimin e dukshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, megjithatë konsiderojnë se nevojiten reforma të shumta, për siç shkruhet, “t`i mundësohet rajonit që të stabilizohet përgjithmonë dhe t’i përgjigjet sfidave me të cilat ballafaqohet”. E këto sfida, sipas strategjisë janë:

Politike (mosmarrëveshje të pazgjidhura, edhe pse Marrëveshja e Prespës paraqet një përparim të dukshëm dhe një shembull të dialogut rajonal); Çështjet ekonomike dhe sociale  Vështirësi gjatë vendosjes së përhershme të sundimit të ligjit;  Çështjet e sigurisë  Ndikimet e jashtme që devijojnë rajonin nga perspektiva e tij evropiane. Pasi është sjellë ky konstatim, Presidenti i Francës Emanuel Makron ka kërkuar miratimin e një strategjie konkrete për Ballkanin Perëndimor, që Franca të ketë një angazhim më të madh në stabilizimin e gjashtë vendeve të Ballkanit që ende nuk janë anëtare të BE-së.

Andaj Franca parasheh forcim të bashkëpunimin me vendet e rajonit në katër fusha, dhe atë: Zhvillimi ekonomik dhe social nëpërmjet intervenimit të Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), përmes së cilës synohet mbështetje në tranzicionin drejt zhvillimit të qëndrueshëm, me prioritet tranzicionin e energjisë dhe atë mjedisor si dhe projekte në fushën e barazisë gjinore dhe do të mbështesë pajtimin dhe të rinjtë.

Siguria, apo më saktësisht, luftën kundër tregtisë së paligjshme të armëve, luftën kundër rrjeteve të trafikimit të qenieve njerëzore, lufta ndaj terrorizmit si dhe krijimi i njësive të përhershme të inteligjencës në fushën e kriminalitetit. Drejtësia, ku parashihet bashkëpunim teknik kundër trafikut të drogës dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Bashkëpunim të ri në fushën e krimit financiar dhe ekonomik si dhe krijimin e ekipeve të përbashkëta të hetimit me të gjitha vendet e rajonit.

Mbrojtja, përmes dialogëve politiko-strategjike dhe vizitave të autoriteteve ushtarake, ofertë më të madhe për trajnim të oficerëve për vendet e Ballkanit Perëndimor në shkollat franceze të stërvitjes si dhe  Mbështetje për përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në operacione të përbashkëta paqeruajtëse jashtë vendit. Krahas kësaj, në përpjekje të intensifikimit të marrëdhënieve të Francës me vendet e Ballkanit Perëndimor, Presidenti Emanuel Makron këtë vit planifikon të vizitojë Serbinë, Shqipërinë dhe Kosovën.

Përveç kësaj, parashihen edhe vizita të anëtarëve të qeverisë dhe deputetëve francezë në të gjitha vendet e rajonit. Përmes kësaj strategjie të Francës, siç thuhet,  synohet mbështetja dhe plotësimi i veprimeve të BE-së në përkrahjen e rajonit drejt Evropës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit