Sherifi: Problemet nuk mund t’i zgjidh as Berlini e as Parisi

Mos i humb

Shefi i Grupit Parlamentar i NISMA-së, Bilall Sherifi, duke folur për pritshmërit e procesit të dialogut në Samitin e Berlinit, ka demantuar zërat që ideja  për korrigjim të kufijëve është i Hashim Thaçit.

Sipas Sherifit, ideja për ndarjen e Kosovës është ide e kahershme e Serbisë dhe jo e Thaçit.

“Të gjithë kishim pritje që Samiti i Berlinit t’i mbyllë disa qështje që ne ende nuk i kemi mbyllur. Kemi të bëjmë me iden e Sebisë për ndarjen e Kosovës, kjo nuk është ide e Thaçit por është ide e kahershme e Serbisë.

Strategjia e Sebisë është që të merr sa më shumë territor nga Kosova. Problemet nuk mund t’i zgjidh as Berlin e as Parisi. Ne besojmë në bazë të platformës që është miratuar në Kuvend, nuk është Bibel e as Kur’an dhe mund të ndryshohet. Mund të plotësohet dhe të rikonfigurohet se si të udhëhiqet procesi i dialogut”, ka thënë Sherifi.

Sipas tij, Kosova duhet të arrijë marrëveshje përfundimtare vetëm me njohje reciproke mes dy vendeve.

“Kosova duhet të vazhdoj ta mbroj interesin territoriale me sovranitetin e saj në procesin e dialogut me idën e njohjes reciproke e asgjë më pak”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit